Analiza

Nuk pëlqehen shërbimet për tregim të vendndodhjes

Sep 7 2011
0 Shpërndarje
Nuk pëlqehen shërbimet për tregim të vendndodhjes

Kjo është pavarësisht nga fakti që më shumë se një çerek i të gjithë adoleshentëve amerikanë është duke përdorur shërbimet shoqërore. Sipas Pew Interent & American Life Project, shërbimet që japin udhëzime ose rekomandime për restorante, muze dhe tetaro duke u bazuar në vendndodhjen tuaj duket të jenë shërbimet më të popullarizuara, të përdorura nga rreth 23% e të gjithë adoleshentëve amerikanë.

Por kur vjen për paraqitjen e prezencës në kafiterinë tuaj lokale, ndonjë park të qytetit nga shërbimet si Foursquare ose Gowalla, adoleshentëve nuk iu interesojnë. “Amerikanët nuk janë aq të etur për të shkëmbyer qartësisht vendndodhjen e tyre në faqet e mediave shoqërore” tha Kathryn Zickuhr, që është specialiste hulumtuese në Pew Internet & American Life Project dhe bashkautore e raportit.

Në fakt, adoleshentët amerikanë kanë më tepër dëshirë që të përfshijnë vendndodhjen e tyre si të dhënë shtesë në cicërime ose në përditësime në rrjete shoqërore se sa të bëjnë “check-in”. Vetëm 4% e adoleshentëve amerikanë përdorin telefonat e tyre për të shpërndarë informatën për vendndodhjen e tyre nëpërmjet “check-ins”-ave, ndërsa 7% e tregojnë vendndodhjen nëpërmjet përditësimeve statusore në rrjetet shoqërore si Facebook dhe Twitter./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>