Vëzhgim

Nuk të pëlqen fundi i një filmi? Ndryshoje!

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
Nuk të pëlqen fundi i një filmi? Ndryshoje!

Nga universiteti i Tel Aviv në Izrael, ka dal një sistem i ri revolucionar që i lejon shikuesit të ndryshojnë skenarin e filmit që po shohin. Duke bërë këtë ,ata ndryshojnë dhe rrjedhen e filmit dhe të ngjarjeve që ndodhin në të. Tani për tani kjo teknologji inovative po testohet tek filmi i quajtur “Turbulence”.

Nitzan Ben Shaul, professor i shkencave të filmit dhe televizioneve në këtë universitet, shprehet se planet janë për ta implementuar teknologjinë dhe në filma të tjerë HNIM (hyper-narrative interactive movies) apo seriale të ndryshme.  Sistemi i quajtur InSplit është i përbërë nga një video player më vete dhe një editor i bazuar në rrjet për të edituar dhe lujatur degët e ndryshme të videos së treguar. Shikuesi perfshihet në mënyrë të tillë: kur ka për të bërë një zgjedhje, në ekran del një dritare që shkëlqen dhe tregon “pikat e veprimit” të cilat kontrollojnë mbarvajtjen e skenarit. Nëse shikuesit janë dakort me opsionin e shfaqur atëherë ata shtypin butonin përkatës dhe historia vazhdon me atë rrjedhë.

Frymzimi erdhi nga filmat “Run Lola Run” dhe “Sliding Doors” të cilët u japin shikuesve suspancen e fundeve të shumfishta, theksoi Shaul.

“Turbulence” tregon historinë e tre shokeve nga izralei Edi, Sol dhe Rona. Ata takohen rastësisht në Manhattan 20 vjet pas luftës në Lebanon, gjatë së cilës ata u arrestuan dhe u vunë kundra njëri tjetrit. Kjo gjë solli dhe ndarjen e tyre. Dy prej tyre rifillojnë një histori dashurie. A do të vazhdojnë Rona dhe Sol të jenë një cift i lumtur apo Sol do ti pergjigjet telefonit dhe historia e tyre do të marr fund përgjithmonë? Kjo është në dorë të shikuesit.

Filmi u shfaq në shtator në festivalin e videos dhe filmit në Berkly. Aty fitoi dhe çmimin e tiparit më të mirë eksperimental.  Pritet që Shaul të hap në shkurt një ueb faqe në të cilën mund të shikohen videot me InSplit.

Mesa duket ky produkt mund të përfundoj në kompjuterat tuaj më shpejt sesa e mendonit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>