Biznes

Numri dy i Bankës Qendrore Gjermane Bundesbank, monedhat kriptografike të rregullohen

Mar 18 2018
0 Shpërndarje
Mënyra e rregullimit të monedhave virtuale pritet të jetë në axhendën e takimit të G20-ës më 19-20 Mars në Argjentinë. Numri dy i Bankës Qendrore Gjermane Bundesbank, monedhat kriptografike të rregullohen

Rregullimi i monedhave kriptografike duhet të jetë në konsideratë tha zëvendës presidentja e Bundesbank Claudia Buch për agjencinë e lajmeve Reuters.

Megjithatë ajo nuk beson se monedhat kriptografike përbëjnë kërcënim stabilitetin financiar.

Buch tha se spekulimet rreth monedhave kriptografike nuk janë një kërcënim por kërkoi që rregullatorët të konsiderojnë hartimin e një baze ligjore nëse nuk duan që investitorët të dëmtohen.

“Rroli i monedhave kriptografike në pastrimin e parave dhe kryerjen e aktiviteteve kriminale gjithashtu duhet të ekzaminohet nga afër,” vijoi Buch.

Mënyra e rregullimit të monedhave virtuale pritet të jetë në axhendën e takimit të G20-ës më 19-20 Mars në Argjentinë.

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristine Largard ka kërkuar rregullimin e monedhave kriptografike nga qeveritë e vendeve dhe bankat qendrore, përndryshe ata do të shndërrohet në mjete financimi për terrorizmin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>