Analiza

Numri i fotove në 2014-ën do të arrijë në 1 trilion falë përhapjes së “selfie”

Dec 26 2013
0 Shpërndarje
Numri i fotove në 2014-ën do të arrijë në 1 trilion falë përhapjes së “selfie”

1024px-iss-32_american_eva_b3_aki_hoshideSipas Fjalorit Anglisht të Oxford-it, viti 2013 është konsideruar si viti i fotove “selfie” (foto portret që zakonisht regjistrohet nëpërmjet një aparati dixhital ose smartfoni). Mesa duket çdo njeri regjistron foto të tilla, nga Presidenti Obama dhe deri tek astronauti Aki Hoshide.

Sigurisht, një prej arsyeve kryesore të këtij trendi është përhapja në masë e smartfonëve të pajisur me kamera në pjesën përballë. Gjithashtu, lançimi i aplikacioneve të tilla si Snapchat apo Instagram kanë nxitur përdoruesit të shkrepin sa më shumë foto portret, popullariteti i të cilave pritet të rritet në vitin 2014.

Sipas një artikulli të publikuar nga AFP (Agence france-presse), Yahoo ka vlerësuar se vitin tjetër do regjistrohen plot 880 miliard fotografi, ndërsa një anketë e realizuar nga Samsung në Britani ka zbuluar se 17% e meshkujve dhe 10% e femrave regjistrojnë foto protret (selfie).

Këto të dhëna tregojnë se edhe vitin tjetër fotot “selfie” do të vazhdojnë të jenë shumë të përhapura. Sigurisht, duke marre parasysh që edhe vetë presidenti e ka bërë tashmë një “selfie”, mund të themi se regjistrimi i tyre ka arritur kulmin prandaj do të ishte mirë që të prisnim 2014-ën për të parë ecurinë e këtij fenomeni viral. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>