Lajmet

Numri i lojtarëve të Dota 2 tejkalon atë të World of Warcraft

May 7 2014
0 Shpërndarje
Numri i lojtarëve të Dota 2 tejkalon atë të World of Warcraft

2524129-dota2Sipas inforacionit që është shpërndarë publikisht nga Valve, numri i lojtarëve të lojës Dota 2 tejkalon atë të World of warcraft. Blogu zyrtar për Dota 2 është vend i cili përcjell numrin e përgjithshëm të lojtarëve unikë që e kanë luajtur lojën gjatë muajit të kaluar. Siç është vërejtur nga përdoruesi në Reddit dagla, ai numërues tregon që lojtarët e Dota 2 kanë tejkaluar 7.86 milionëshin në muajin e kaluar – një shifër e cila do ta vendoste atë përpara 7.8 milionë abonentëve të World of Warcraft kur Activision së fundi raportoi numrat gjatë muajit shkurt.

Natyrisht, ka një dallim të rëndësishëm këtu: lojtarët e World of Warcraft janë abonentë, të cilët duhet të paguajnë 15 dollarë për qasje në lojë çdo muaj (përderisa nuk e bëjnë një abonim më afat-gjatë, i cili ofron një zbritje). Dota 2 për dallim është falas për t’u luajtur dhe një lojë mjaft jo-agresive në shumë mënyra. Për dallim nga sfiduesi League of Legends, ajo iu mundëson lojtarëve që të kenë qasje tek të gjithë karakteret pa pagesë. Kjo lojë sjell para duke shitur gjëra kozmetike, pako me zëra të rinj lajmërues dhe gjëra të tjera që nuk kanë një ndikim të drejtpërdrejt në lojë.

Nëse flasim në përgjithësi, vetëm një përqindje e vogël e lojtarëve që luajnë lojëra pa pagesë shpenzojnë para – një raport i fundit sugjeronte që numri i tyre është 2.2 për qind. Derisa është e mundshme që lojtarët që paguajnë në Dota 2 shpenzojnë më tepër se 15 dollarë në muaj, nuk kemi ndonjë rrugë të saktë të krahasimit se sa para Blizzard dhe Valve janë duke fituar nga këto dy lojëra.

Ndonëse numri i lojtarëve të Dota 2 ka tejkaluar atë të World of Warcraft, ai është më i vogël se sa numri prej 27 milionë lojtarëve që e luajnë çdo ditë lojën League of Legends dhe 67 milionë lojtarë në muaj. Valve ka lëshuar filmin e vet të parë dokumentar Free to Play, muajin e kaluar, ku paraqet ngjarjet e tre lojtarëve profesionistë të DOta 2 teksa përgatiten për të luajtur në Turneun Ndërkombëtar Dota 2. (PCWorld Albanian)

Tags >

lojera
Lajmet e fundit>