Lajmet

Numri i përdoruesve të Facebook-ut nëpërmjet pajisjeve mobile arrin 819 milionë

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Numri i përdoruesve të Facebook-ut nëpërmjet pajisjeve mobile arrin 819 milionë

Megjithëse Facebok është ende duke rritur me ngadalësi bazën e vet të përdoruesve, vëmendja e tij në pajisjet mobile duket të ketë dhënë rezultat, nëse shifrat e lëshuara në raportin për fitimet gjatë tremujorit të dytë të vitit nga ndërmarrja gjatë të mërkurës janë indikator.

Facebook kishte 51 për qind të përdoruesve të vet aktivë mujorë nga pajisjet mobile gjatë vitit të kaluar, një shenjë e mirë kjo për ndryshimin e strategjisë së vet rreth pajisjeve mobile, posaçërisht, në reklamimin mobil. Kjo ngritje në përdoruesit mobilë do të mund të përkrahte rrjetin Facebook teksa ajo mundohet që të marrë më tepër përdorues që kalojnë kohë në Facebook.

“Njerëzit mesatarisht janë duke shpenzuar më tepër kohë në Facebook se ndonjëherë më parë,” tha gjatë tregimit për fitimet e ndërmarrjes, CEO Mark Zuckerberg. Përdoruesit shpenzuan më tepër se 20 miliardë minuta në Facebook gjatë muajit qershor, tha ai.

Ja disa nga numrat e përfshirë në raportin për tremujorin e dytë të ndërmarrjes: 819 milionë përdorues mujorë i qasen rrjetit Facebook përgjatë një pajisjeje mobile. Kjo është një rritje në 51 për qind nga viti i kaluar.

1.15 miliardë përdorues mujorë deri më 30 qershor. Një rritje kjo prej 21 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Shifrat ditore të rrjetit Facebook kanë arritur në 699 milionë përdorues aktivë ditor, një rritje prej 27 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Më tepër se 1 milionë reklamues aktivë. Ndërmarrja tha që këtu ka pasur një rritje, ku bizneset lokale janë duke kryesuar me angazhim në këtë aspekt.

1.81 miliardë dollarë përfitime. Ashtu siç është pritur, pjesa më e madhe e të ardhurave, në fakt 1.6 miliardë dollarë, erdhi nga reklamimi. Dollarët nga reklamat janë rritur për 61 për qind nga viti i kaluar. Rreth 41 për qind i 1.6 miliardë dollarëve erdhi nga reklamimi mobil. Pjesa tjetër e të ardhurave, 214 milionë dollarë, erdhi nga pagesat dhe faturat e tjera. Kjo shifër më së shumti pasqyron më tepër përfitime nga pagimi i lojërave, për të cilat Facebook tha që kanë shënuar ngritje për 7 për qind.

5 milionë video të ngarkuara në Instagram në ditën e parë. Brenda 24 orëve që kur u lëshua mundësia për shtim të videove në Instagram, përdoruesit postuan më tepër se 5 milionë video, një shifër kjo e cila ishte zbuluar gjatë muajit të kaluar. Videot për Instagram paraqesin një mundësi e lëshuar nga ndërmarrja Facebook për aplikacionin e popullarizuar për video të Twitter-it, Vine.

100 milionë përdorues mujor në aplikacionin “Facebook për Çdo Telefon”. Facebook raportoi për këtë numër më herët gjatë këtij muaji. Ndërmarrja e lëshoi aplikacionin, që punon në telefonat standard, dy vite më parë, për t’i tërhequr përdoruesit që kanë qasje të kufizuar në internet. Ai i mundëson Facebook-ut zgjerimin në shumë shtete ku smartfonët ende nuk mund të përballohen. (PCWorld Albanian)

facebook event

Lajmet e fundit>