Lajmet

Arrin në 1 miliard numri i përdoruesve të internetit

Jan 27 2009
0 Shpërndarje
Arrin në 1 miliard numri i përdoruesve të internetit

Numri i përgjithshëm i përdoruesve të internetit në tërë botën, në dhjetor të 2008-s ka arritur në 1 miliard. Kështu bëhet e ditur nga kompania për matjen e audiencës në internet, comScore World Metrix. Azia (regjioni i Oqeanit Paqësor) radhitet e para me 41 përqind të përdoruesve të internetit e ndjekur nga Europa me 28 përqind, Amerika Veriore 18 përqind, Amerika Latine me 7 përqind si dhe Lindja e Mesme dhe Afrika me 5 përqind.

Radhitja është bërë duke i llogaritur njerëzit që përdorin kompjuter në shtëpi apo punë prej moshës 15 vjeç e më shumë. Këtu përjashtohet trafiku nga kompjuterët publikë si internet kafetë, qasja në internet prej celularëve apo PDAs.

Kina paraqiti numrin më të madh të përdoruesve të internetit, gjithsejt 180 milionë që është 18 përqind e përdoruesve të internetit nga e gjithë bota. Kina ndiqet nga SHBA-të me 16.2 përqind në vendin e dytë, Japonia me 6 përqind, Gjermania me 3.7 përqind dhe Britania me 3.6 përqind të përdoruesve të internetit. “Shifra e pakrahasueshme prej 1 miliard përdoruesish të internetit nga e gjithë bota, është shumë e rëndësishme për historinë e internetit” – thotë Magid Abraham, president i comScore. “Është një monument që gjithnjë e më shumë po unifikon komunitetin botëror. Shifra prej 2 miliardë do të arrihet pa e ditur ne fare, ndërsa ajo prej 3 miliardë do arrijë edhe më shpejtë, derisa të kemi një rrjet të vërtetë global të përdoruesve dhe ideve që kalojnë kufijtë e ndarjeve kulturore” – u shpreh  Abraham.

15 vendet me audiencën më të madhe të internetit për nga numri i vizitorëve unikë (dhjetor 2008):

1. Kina: 179,710,000
2. SHBA: 163,300,000
3. Japonia: 59,993,000
4. Gjermania: 36,992,000
5. Britania: 36,664,000
6. Franca: 34,010,000
7. India: 32,099,000
8. Rusia: 28,998,000
9. Brazili: 27,688,000
10. Korea Jugore: 27,254,000
11. Kanada: 21,809,000
12. Italia: 20,780,000
13. Spanja: 17,893,000
14. Meksika: 12,486,000
15. Hollanda: 11,812,000

Lajmet e fundit>