Analiza

Numri i përdoruesve të WhatsApp arrin në 400 milion

Dec 20 2013
0 Shpërndarje
Numri i përdoruesve të WhatsApp arrin në 400 milion

logo-color-horizontal_610x390WhatsApp ka njoftuar ditën e enjte se numri i përdoruesve aktivë të këtij aplikacioni mesazhesh tashmë ka arritur në 400 milion çdo muaj.

Jan Koum, shefi ekzekutiv i kësaj sipërmarrjeje inovative (startup) ka shkruar në blogun e vet se vetëm në katër muajt e kaluar janë shtuar plot 100 milion përdorues të rinj.

Koum shtoi: “WhatsApp disponon vetëm 50 punonjës dhe pjesa më e madhe janë inxhinierë. Ne kemi arritur deri këtu pa shpenzuar asnjë dollar për reklamim të synuar ose fushata të fuqishme marketingu.”

Kjo shifër është me të vërtetë impresionuese po të marrësh parasysh numrin e madh të konkurrentëve të fuqishëm të botës sociale si për shembull Facebook.

Me një audiencë prej 400 milion përdoruesish mund të themi se përmasat e WhatsApp janë sa 1/3 e Facebook-ut i cili numëron 1.2 miliard përdorues. (PCWorld Albanian)

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>