Lajmet

Nvidia detajon projektin Denver 64 Bit që do të vijë nga fundi i këtij viti

Aug 13 2014
0 Shpërndarje
Nvidia detajon projektin Denver 64 Bit që do të vijë nga fundi i këtij viti

Denver-Hot-Chips-TK1Nvidia këtë vit në konferencën CES zbuloi mikroçipet Tegra K1 ARM që përfshinin edhe një version 64Bit që u tha se do të ishte i disponueshëm nga fundi i vitit. Në konferencën Hot Chips, Nvidia lëshoi më shumë detaje për çipin e ardhshëm cili ka pseudonimin Projekti Denver.

Projekti Denver është proçesori i parë më një dizajn me porosi i Nvidia-s, i cili cilësohet gjithashtu edhe si proçesori i parë 64-Bit ARM për Android. Sistemi do të çiftëzojë dy proçesorë Denver me shpejtësi 2.5 Ghz duke përdorur arkitekturën ekzistuese 192 bërthamëshe Kepler. Sipas Nvidia, dizajni Dual Core ofron një performancë veçanërisht më të lartë sesa proçesorët rival mobil me katër apo edhe tetë bërthama.

Mikroçipi gjithashtu përfshin arkitekturën 7 way- superscalar (një arkitekturë kjo që bën të mundur ekzekutimin në të njëjtën kohë të disa instruksioneve duke bërë edhe më të shpejtë ekzekutimin e gjithë programit), një depo 128 KB 4-way L1, 64 KB 4 way L1 dhe 2 MB 16 way L2.

Nvidia gjithashtu ka konfirmuar se po punon për mbështetjen e Android L për çipin 64-Bit. Përdoruesit mund të presin produkte më këtë çip të mbërrijnë përpara fundit të vitit. Nëse u qëndron pritshmerıve, Projekti Denver do të sjell nivelin e performancës në desktop edhe në pajisjet mobile duke ruajtur efikasitetin e energjisë. Nga fundi i këtij viti në presim të kemi në duart tona një fuqi mjaft serioze të përpunimet të të dhënave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>