Biznes

Nvidia e interesuar në VIA

Mar 27 2009
0 Shpërndarje
Nvidia e interesuar në VIA

altNvidia është raportuar të jetë e interesuar për të blerë aksionet me vlerë prej 300 milion dollarë, të cilat janë ofruar nga VIA Technologies, prodhues i CPU alternativ C7-M dhe Nano të bazuara në platformën x86, të cilët  zakonisht gjenden në laptopë kursimtarë të energjisë. Aksionet do të vendosen në ofertë me një çmim prej 9 deri në 12 dollarë dhe Nvidia është duke biseduar drejtpërsëdrejti me VIA për të “marrë një porcion të aksioneve”.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky duket të jetë pozicioni ku Nvidia futet në tregun e CPU-ve x86, pasi që shefi ekzekutiv Jen-Hsun Huang tha se kompania e tij është duke shikuar tregun e x86 CPU, si investim të biznesit të së ardhmes. Kjo do t’i ofronte përkrahje biznesit ekzistues të Nvidia për GPU dhe çipset, duke iu mundësuar atyre të kompletojnë një sistem kompjuterik të bazuar tërësisht në x86, si shtesë të biznesit Tegra, me CPU të bazuar në ARM, të cilët veçse i posedojnë.
 

Lajmet e fundit>