Harduer

Nvidia GTX 1080 Ti më e fuqishme sesa Titan X për 699 dollar

Mar 1 2017
0 Shpërndarje
Nvidia prezantoi kartën grafike të shumëpritur, modelin GTX 1080 Ti, e cila vjen për të të zëvendësuar GTX 1080 dhe Titan X Pascal. Edhe pse ky prezantim nuk ishte suprizë, çmimi prej 699 dollarësh po. Nvidia GTX 1080 Ti më e fuqishme sesa Titan X për 699 dollar Photo Source: ARS

Nvidia thotë se GTX 1080 Ti është 35% më e shpejtë sesa GTX 1080, që do të thotë se është më e shpejtë sesa edhe Titan X.

Kjo nuk është çudi sepse 1080 Ti është identike me Titan X: përdorin të njëjti procesor grafik GP102 GPU me 3,584 procesorë.

Diferenca që i jep 1080 Ti avantazhin qëndron tek konfigurimi i memorjes. 1080 Ti ka 11GB memorje GDDR5X ndërsa Titan X 12GB GDDR5X frekuenca e të pari është 11 Ghz ndërsa e të dytit 10 Ghz. Nvidia premton një përshpejtim të katër me 2Ghz të tjera.

Konsumon 250 vat energji përmes konektorëve 6 dhe 8 PCIe. Bandwidth total i memorjes është 484GB/s. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>