Harduer

Nvidia GTX 670 më e shpejt se RADEON 7970?

May 13 2012
0 Shpërndarje
Nvidia GTX 670 më e shpejt se RADEON 7970?

Sipas thashethemeve më të fundit që qarkullojnë në internet, karta e re e Nvidia-s GTX 670 do të dalë në treg këtë të hënë. Foto nga kutitë e kësaj karte kanë prej kohësh që dalin në internet, që para së karta grafike me dy bërthama GTX 690 të bëhej e disponueshme për shitje. Tani, një analist pretendon se një njësi ra në duart e tij nga një prodhues anonim, dhe ka kryer benchmark-un e kësaj karte, duke i publikuar rezultatet online për të gjithë.

Zakonisht këto lloj lajme si përfundim dalin të jenë dokrra, por punonjësit e TweakTown kanë një reputacion të mirë në analizën e kartave grafike, pasi kanë një kohë shumë të gjatë që po e bëjnë. Kompania nuk ka nxjerrë foto të vetë produktit, pasi nuk dëshironte të hynte në konflikt me Nvidian, por ka publikuar vetë rezultatet, dhe duke i parë mund të themi që GTX 670 ka shumë potencial.

Duke parë specifikat nga fotoja, nuk mund të themi që është aq e fuqishme sa GTX 680, por konkurron dhe mposht  RADEON 7970 ne shumicën e lojërave. Me një rezolucion 1920×1200, ora e kartës e fiksuar ne 85 fps në lojën Metro 2033 dhe 113 fps ne Just Cause 2, e krahasuar respektivisht me 87fps dhe 105 fps me kartën 3GB Diamond HD Radeon 7970

Sigurisht do të duhet të presim deri në publikimin zyrtar te GTX 670 për të parë nëse këto shifra janë të sakta, dhe deri tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi kartën, dhe jo më për çmimin apo datën e daljes. Gjithsesi, Fudzilla pret që kjo kartë të shitet për 399.99$.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>