Lajmet

Nvidia heton thashethemet rreth hakimit të faqeve të saj

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Nvidia heton thashethemet rreth hakimit të faqeve të saj

Prodhuesi i çipeve të grafikës është duke hetuar deklaratat se hakerat kanë ndërhyrë në dyqanet e saj online. Këto hakime raportohet se kanë ndodhur në disa prej Ueb faqet e kompanisë.

Të premten, një grup hakerësh të quajtur Team Apollo, deklaruan se kishin arritur t’i qaseshin njërit prej dyqaneve online të kompanisë. Menjëherë pas kësaj, Nvidia pezulloi përkohësisht qasjen në faqet e saj Board Store dhe Gear Store.

“Nvidia po heton për të konfirmuar nëse vërtetë faqet e saj janë hakuar,” u shpreh të hënën Bea Longworth, menaxhere e marrëdhënieve me publikun. “Nuk kemi prova se mund të jenë vjedhur të dhënat e kartelave të kreditit apo lista e konsumatorëve, por gjithsesi po vazhdojmë hetimet.”

Të enjten, Nvidia zbuloi se hakerët i ishin qasur bazës së të dhënave të Nvidia Forums dhe kishin vjedhur emrat e përdoruesve, email adresat, fjalëkalimet e koduara si dhe informacione tjera të përdoruesve.

Po atë ditë, kompania bllokoi faqet e saj Developer Zone dhe Nvidia Research për shkak se dyshonte se edhe ato mund të ishin hakuar. Dyshimet u vërtetuan një ditë më vonë, kur një prej hakerëve postoi online fjalëkalimet e koduara.

Nvidia nuk ishte e vetmja kompani që u rrezikua nga hakerët javën e kaluar. Te enjtën, një grup hakerësh deklaruan se kishin vjedhur fjalëkalimet e përdoruesve të Yahoo-së dhe publikuan online një listë prej 450 000 fjalëkalimesh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>