Harduer

Nvidia konfirmon praninë e procesorit Tegra në Zune HD

Aug 17 2009
0 Shpërndarje
Nvidia konfirmon praninë e procesorit Tegra në Zune HD

Vetëm disa ditë pasi që lexuesi medial i pajisur me ekran OLED është paraqitur për porosi nëpër ueb faqe, NVIDIA është paraqitur dhe ka konfirmuar se procesori i saj Tegra do të ofrojë “muskuj multimedial për Zune HD”.

Na është thënë se jo më pak se tetë procesorë të pavarur përbëjnë vrimën përmbledhëse të Tegra, ku secili është dizajnuar nga inxhinierët për të kryer detyra specifike: përgjatë tyre gjenden procesori për HD Video, procesori për audio, ai për grafikë dhe dy bërthama ARM. Secili prej çipave mund të punojnë së bashku ose në mënyrë të pavarur për të minimizuar konsumimin e energjisë, dhe teknologjia e integruar nPower thuhet se optimizon përdorimin e energjisë  së sistemit dhe mundëson HD Video të zgjeruar dhe lëshim të MP3-ve.

Lajmet e fundit>