Harduer

Nvidia lançoi kartën grafike buxhetore GT 1030

May 17 2017
0 Shpërndarje
Mungesa e "X" do të thotë se karta grafike është me fuqi të ulët ndërsa arkitektura Pascal ngelet. Ajo është dizajnuar për të konkurruar me Radeon RX 550. Nvidia lançoi kartën grafike buxhetore GT 1030 Photo Source: Nvidia

Nvidia lançoi në heshtje të plotë një kartë grafike të re për entuziastët e e-sporteve, modelin GeForce GTX 1030.

Mungesa e “X” do të thotë se karta grafike është me fuqi të ulët ndërsa arkitektura Pascal ngelet. Ajo është dizajnuar për të konkurruar me Radeon RX 550.

Edhe njëherë tjetër dy titanët, Nvidia dhe AMD po kthehen tregut të kartave me kosto të ulët. GT 1030 ka 384 bërthama CUDA, gjysmën e GTX 1050, dhe memorje 64Bit, ndryshe nga 128Bit në GTX 1050.

GeForce GT 1030 gjithashtu ka 2GB RAM me frekuencë 1468 Mhz dhe një rezolucion maksimal prej 7680×4320.

Në aspektin e konektivitetit ajo karakterizohet nga një portë ekrani 1.4, një HDMI 2.0b dhe një Dual-Link DVI. Nvidia rekomandon 300 vat fuqi për GT 1030. Sa i përket çmimit ajo do të kushtojë 80 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>