Harduer

Nvidia lançon GeForce R302, draiverat specifik për Windows 8

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Nvidia lançon GeForce R302, draiverat specifik për Windows 8

Nvidia ka lançuar posaçërisht për Windows 8 kartën GeForce R302. Kjo kartë është akoma në pamjen e parë të saj jo zyrtare dhe shërben për të parë si duket grafika me të.

Nëse mendoni se kjo kartë ia vlen, atëherë është thjesht një pamje fillestare e saj, pasi Window 8 akoma nuk ka dalë e plot në treg .

Nuk ka ende shumë informacion rreth kësaj karte, por vetëm disa karakteristika të shënuara në këtë material: “Windows 8 ka përditësuar Nvidia Control Panel, ndërtoi një faqe stereoscopic 3D, për të mbështetur implementimin e stereoscopic 3D në Windows 8.”

Megjithatë ka disa çështje akoma të hapura që ju duhet të jeni të vetëdijshëm, si për shembull, mund të vëreni dridhje në video apo dhe humbjen e saj.

Gjithësesi, këto janë akoma çështje që po diskutohen dhe që do të rregullohen së shpejti.

Materialin e zgjeruar teknik mund ta shkarkoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>