Vëzhgim

Nvidia lançon laptopin më të shpejtë GPU

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
Nvidia lançon laptopin më të shpejtë GPU

altNë panairin Cebit ë po mbahet në Hanover të Gjermanisë, Nvidia ka lançuar çipin e ri për grafika të laptopëve, për të cilin kompania thotë se është më i shpejti deri më tani.

GeForce GTX 280M ngrit performansën për 50 përqind më shumë për dallim prej modelit të kaluar Nvidia GPU”- thotë Brian Burke, zëdhënës i Nvidia.

Kompania po ashtu bën të ditur se çipi përfshin edhe 128 cores dhe prodhon 562 gigaflops të performansës. Ky çip është prodhuar duke përdorur një proces me 55 nanometra, krahasuar me procesin prej 65 nanometrash që është përdorur për çipat e tjerë të Nvidia.

Ndërkohë procesi i ri mund ta ndihmojë GPU të harxhojë më pak energji. Për ta zgjatur më shumë qëndrimin e baterisë, 280M mund të ndryshojë mes përdorimit ndaras të kartelave grafike dhe procesorëve të integruar grafikë.

GTX 280M është shumë i përshtatshëm për entuziastët e lojërave dhe atyre që përdorin aplikacione multimediale. Po ashtu mbështet SLI (Scalable Link Interface) e cila lejon përdorimin e dy kartelave GTX 280M që të mund të punojnë së bashku në një laptop për të rritur shkallën e performansës së grafikës. Ndërkohë ky model është i dizajnuar të punojë edhe me Windows, Linux dhe Macintosh.

 

Lajmet e fundit>