Harduer

Nvidia lançon “superçipin” e saj të fundit Tegra X1

Jan 5 2015
0 Shpërndarje
Nvidia lançon “superçipin” e saj të fundit Tegra X1

DSC_0024.0.0Shefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jen-Hsun Huang prezantoi ditën e djeshme në CES 2015 çipin e ri mobile të quajtur Tegra X1. Me 256 procesorë core dhe 8 CPU cores, ai e cilësoi atë si superçipin e parë në botë.

X1 është pasardhës i procesorit K1 që u lançua vitin e kaluar dhe është ndërtuar i bazuar në arkitekturën Maxwell.

Huang u shpreh shumë i kënaqur për ato që ky çip është në gjendje të kryejë. X1 mund të shfaqë video 4K në 60Hz. Huang e demonstroi fuqinë e këtij cipi në një demo të Unreal Tournament.

Pritet që ky cip të përdoret dhe në makina dhe të monitorojë shpejtësinë dhe temperaturën falë pranisë sistemit autopilot Drive PX, që është i shkëlqyer për parkim,  gjithashtu dhe atij Drive CX. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>