Harduer

Nvidia me kartelën grafike me dy bërthama, GeForce GTX 690

May 1 2012
0 Shpërndarje
Nvidia me kartelën grafike me dy bërthama, GeForce GTX 690

Asnjëri nuk priste asgjë derisa drejtori i përgjithshëm i Nvidia-s Jen-Hsun deklaroi se do të nxjerrin në treg Nvidian e re GTX 690 per 999$.

Modelit të ri nuk i është testuar performanca akoma, por duke parë mbështjelljen prej alumini që ka, e cila është e njëjtë me atë të GTX 680, mund të themi me siguri që kjo do të jetë karta grafike më e mirë që mund të blini. GTX 690 ka 3072 bërthama CUDA, duke vepruar me një shpejtësi 915 MHz, e cila mund të arrijë limitin prej 1019 Mhz. Të dyja këto shifra janë paksa më të ulëta se ato që ofron GTX 680, por jo me diferencë shumë të madhe, duke konsideruar dhe nxehtësinë që prodhohet në një hapësirë aq të vogël. Ora e memories është 6GHz, dhe çdo bërthamë ka qasje në 2GB RAM GDDR5, në një total prej 4GB.

 Vetë dizajnimi i kartës është mbresëlënës. Përveç mbështjelljes prej alumini që ka nga jashtë, ka gjithashtu dritare të vogla polikarbonati, për t’i dhënë një pamje akoma më unike. Karta vepron në një fazë 10-tëshe, dhe çdo bërthamë ka burimin e vet të ftohjes.

Nvidia premton mundësi blerjeje në datën 3 Maj. Nëse keni 999$ në portofol gati për tu shpenzuar, mund ta blini Nvidia GTX 690 të sigurt se do të jetë karta grafike më e mirë në treg për një kohë shumë të gjatë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>