Blog

Nvidia: Monedhat dixhitale po shtojnë kërkesën për harduerë grafikë

Aug 11 2017
0 Shpërndarje
Por në këto momente po shkëlqen prodhimi i monedhave kriptografike ndërsa shtohet interesi për bitcoin, ethereum dhe monedha të tjera bazuar në teknologjinë blockchain. Nvidia: Monedhat dixhitale po shtojnë kërkesën për harduerë grafikë

Shefi i financave të Nvidia Colette Kress tha se prodhimi i monedhave kriptografike është një prej sektorëve që po gjeneron çdo ditë e më shumë të ardhura tek kompania.

Nvdia pati rritje të ardhurash nga rritja e industrisë së lojrave, inteligjenca artificiale, Nintendo Switch dhe makinat me sistem vetëdrejtimi.

Por në këto momente po shkëlqen prodhimi i monedhave kriptografike ndërsa shtohet interesi për bitcoin, ethereum dhe monedha të tjera bazuar në teknologjinë blockchain.

Kriptomonedhat janë një mënyrë e re dixhitale e këmbimit të valutës. Duke përdorur kriptografinë ato sigurojnë transaksionet dhe kontrollojnë lëshimin e monedhave të reja në qarkullim.

Duke prodhuar monedha, një proces i quajtur mining, investitorët kërkojnë të gjenerojnë më shumë për vehte.

Rivalët e AMD-së gjithashtu kanë folur rreth potencialit që kjo industri e re do të thotë për prodhuesit e kartave grafike. Kriptomonedhat dhe blockchain-i janë këtu për të qëndruar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>