Analiza

Nvidia nuk do të fokusohet më në tregun e smartfonëve

May 25 2014
0 Shpërndarje
Nvidia nuk do të fokusohet më në tregun e smartfonëve

gsmarena_001Shefi ekzekutiv i kompanisë Nvidia, Jen Hsun Huang, zbuloi në një intervistë për CNET se kompania tashmë nuk do të jetë më e fokusuar në sektorin e smartfonëve. Pasi dështoi projekti Tegra 4i të rezistonte në treg, Nvidia kuptoi se ishte një kosto e lartë nëse donin të konkurronin me tregun, dhe ata jo vetëm duhej të kishin parasysh performancën e harduerit që do të ofronin, por edhe çmimin.

Duke cituar këtë si arsyeja e vetme, Huang tha se Nvidia tashmë do të fokusohet në tregje të tjera, të tilla si pajisje lojërash, ose pajisje automobilash. Automobilat ditët e sotme vijnë më disa sisteme kompjuterike mjaft të sofistikuara dhe kanë nevojë për një procesor të aftë për të vërë në punë të gjitha funksionet dhe të ofrojnë një eksperiencë të kënaqshme.

Se kur Nvidia do të bëjë këtë lëvizje, akoma mbetet e paditur. Huang sugjeroi se kompania do të ishte e interesuar nëse dikush do të prodhonte Porchen e tabletëve ose telefonëve, por përderisa këto pajisje akoma qëndrojnë vetëm pikësynim, Nvidia nuk është e interesuar për momentin. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>