Harduer

Nvidia paraqet bishat GeForce GTX 480 dhe GTX 470

Mar 28 2010
0 Shpërndarje
Nvidia paraqet bishat GeForce GTX 480 dhe GTX 470

Të fillojmë së pari me specifikat: 480 bërthama CUDA, 7000 MHz grafikë dhe 1.401 MHz takt punues të procesorit, plus 1.5 GB GDDR5 memorie që punon në 1.848 MHz (për një ratë efektive të të dhënave prej 3.7 GHz).

Këto janë specifikat mbi të cilat është ndërtuar Fermi, dhe këto janë shifrat që do të tentojnë të justifikojnë një çmim prej 499 dollarë dhe një sasi energjie prej 250W.

Gjatë prezantimit në PAX East 2010, Nvidia detajoi modelet që po shihni në foto: GTX 480 dhe GTX 470. Versioni GTX 470 do të jetë i pajisur me 1.2 GB memorie plus 607 MHz, 1.125 Mhz dhe 1.674 MHz si shpejtësi të taktit punues, dhe kuptohet që do të kushtojë më lirë duke kërkuar vetëm 349 dollarë nga kuleta juaj dhe 215 W nga furnizuesi i rrymës.

Pjesët e para DirectX 11 të Nvidia janë duke shpresuar mjaft shumë se do të ecin rrugës së renderimit të së ardhmes të lojërave, me arkitektura të tëra të përgatitura për të larguar barrën tërësisht nga CPU-ja dhe duke liruar ciklet e tij për të sjellë ngritje performancë në reparte tjera.

Kjo ndoshta është edhe arsyeja pse modelet GTX arritën më pak pikë në 3DMark sesa Radeon HD 5870 dhe HD 5850, me të cilat po garonin, por arritën të sjellin frame rate më të lartë sesa konkurrentët e tyre respektiv në testime brenda lojërave nga NVIDIA.

Lajmi tjetër i madh është se kartelat e reja bazohen ne shkallën e re SLI, për të cilën NVIDIA pretendon se është e përbërë nga 90% rritje performance (ndaj një kartele të vetme) kur punon në tandem me GTX 480-a, që është shumë më efikas sesa çfarëdo sistemi multi-GPU që kemi parë deri më tani.

Lajmet e fundit>