Analiza

Nvidia paraqet një padi në gjykatë për patentat kundër Samsung dhe Qualcomm

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Nvidia paraqet një padi në gjykatë për patentat kundër Samsung dhe Qualcomm

gsmarena_001 (2)Nvidia ka ngritur një padi mbi patentat kundrejt kompanive Samsung dhe Qualcomm. Problemi qëndron tek GPU-të, të cila u përdorën në produktet e Samsung, specifikisht Qualcomm Adreno, ARM Mali dhe Imagination Power VR.

Nvidia ka ngritur këto ankime mbi kopjen e patentave të produkteve në Komisionin e Tregtisë Ndërkombëtare të SHBA-së dhe në Gjykatën e Distriktit të shtetit Delaware në SHBA. Kompania kërkon bllokimin e shitjeve të telefonëve inteligjent Samsung Galaxy dhe tabletëve, që përdorin GPU-të e sipër përmendura.

Krahas kësaj Nvidia kërkon edhe dëmshpërblim mbi këtë përdorim të patentës pa lejen e saj. Që nga viti 1993 Nvidia ka harxhuar më shumë se 9 miliardë dollarë në kërkimet dhe zhvillimin e strategjisë së saj IP mbi licencimin e patentave.

Me kompaninë Samsung, ekipi i licencimit të Nvidia-s ka negociuar në mënyrë direkte për një licencë mbi këtë patentë të përdorur. Ekipi i licencave i kompanisë Nvidia deklaroi se u munduan në shumë mënyra që tu shpjegonin dhe demonstronin drejtuesve të Samsung se si ata kishin përdorur patentat e Nvidia-s në pajisjet e tyre, por kjo nuk kishte dhënë rezultat. Për këtë arsye Nvidia vendosi që tu drejtohet rrugëve ligjore. Kompania deklaron se ka në total 7 patenta, të cilat janë përdorur pa lejen e saj. Kjo është hera e parë që Nvidia po hap një proçes gjyqësor për cënimin e patentave të saj në 21 vite. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>