Harduer

Nvidia përditëson versionin e vjetër të Shield TV me funksionalitete të modelit të ri

Jan 17 2017
0 Shpërndarje
Nvidia debutoi një version të ri të kutisë së tyre të transmetimit, Shield TV, në CES 2017, por kompania nuk e ka harruar modelin e tyre të 2015. Nvidia përditëson versionin e vjetër të Shield TV me funksionalitete të modelit të ri Photo Source: TechCrunch

Siç u premtua, përditësimi “Sheld Experience Upgrade 5.0” u lirua sot për pajisjet e vjetra, duke shtuar shumë funksionalitete të reja që Nvidia i deklaroi për versionin e 2017 të Shield TV.

Përditësimi sjell Android 7.0 Nougat në Shield TV 2015, shton aplikacione për Amazon Video, Twitter, NFL, dhe Comedy Central, dhe ofron një hapësirë të re, Nvidia Games, si një vend i centralizuar për të menaxhuar lojërat tuaja.

Plus kësaj, cloud-i për transmetim, GeForce Now, është përditësuar për të ofruar grafika deri në nivelin e GeForce GTX 1080. Ndërkohë, funksionaliteti lokal, GameStream, tani mund të transmetojë lojërat nga kompjuteri juaj me cilësi deri në 4k HDR.

Përditësimi i Shield TV ka mbërritur sot për pronarët e pajisjes origjinale të 2015, por përdoruesit të cilët duan funksionalitetet e reja të modelit të 2017 të debutuar së fundmi – duke përfshirë përformancën e përmirësuar dhe Google Assistant për kontroll të mençur të shtëpisë – do ti duhet të presin deri sa të mbërrijë hardueri i ri në fund të këtij muaji.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>