Biznes

Nvidia po lëviz drejt tregut x86

Nov 5 2009
0 Shpërndarje
Nvidia po lëviz drejt tregut x86

Analisti nga AmTech Doug Freedman deklaroi se këto të dhëna që po qarkullojnë në treg sinjalizojnë se kjo kompani po lëviz drejt tregut x86 CPU. Freedman mendon se furnizuesi duhet të ruaj edhe të hyrat e GPU-ve dhe të çipsetave, dhe se depërtimi në tregun x86 është rruga më e mirë për të avancuar.

Nvidia është e përfshirë në një zënkë me Intel rreth të drejtave për të zhvilluar një çipset për procesorët e ardhshëm të Intel. Në periudhë afatgjate Nvidia do ta ketë të vështirë të shesë çipseta dhe nuk do të jetë në gjendje të kthehet kah AMD sepse ajo e ka pronë të vetën ATI-në.

 Freedman shpjegon se në rast se Nvidia nuk mund të shes pjesë që shkojnë me procesorët e Intel ose AMD, ajo do të duhet të shet çipat e vetë.

Më shumë se 30 % e të hyrave të Nvidia-së burojnë nga çipsetat, kështu që dalja nga biznesi i çipsetave thjeshtë do të vendoste shumë presion në produktet e tjera të Nvidia-së. Freeman nuk është duke parashikuar gjërat të tjera se Nvidia do të largohet nga biznesi i çipsetave.

Ai deklaroi se Nvidia së shpejti mund të futet në biznesin e CPU-ve x86 dhe në fushat e performancës së ultë në vend se të shkojë në fundin e tregut ku e pret konkurrenca e quajtur Core i7.

Lajmet e fundit>