Harduer

Nvidia po përgatit teknologjinë Optimus për desktop PC

Apr 25 2011
0 Shpërndarje
Nvidia po përgatit teknologjinë Optimus për desktop PC

Sipas një raporti të publikuar gjatë kësaj jave thuhet se konsumatorët do të kenë rastin të shohin një produkt të quajtur Synergy, që është një ekuivalent për desktop i grafikës për laptop Optimus. VR-Zone ka shtuar se nuk bëhet fjalë vetëm për ndërrim mes videos së integruar dhe dedikuar për të kursyer rrymë por për të transkoduar në të njëjtën kohë video në video çipsetin e integruar gjersa hardueri i dedikuar është duke punuar.

Implementimi nuk do të ketë nevojë për ndonjë pllakë amë speciale apo kartelë grafike speciale, por megjithatë do të ketë kufizime funksionimi me sistemet më të vjetra se viti 2011, që është era e procesorëve të rinj Intel Core dhe pllakave përkatëse. Çipseti P67 është eliminuar, por H61 dhe H67, dhe çipseti Z68 që të gjithë do të punojnë. A Z68 duhet ë përdorë dy kartela grafike të dedikuara në modusin SLI paralel me çipin e integruar.

Në të njëjtën kohë, një thashetheme e publikuar të hënën ka theksuar lansimin e një kartele të zakonshme GeFroce GTX 560 me datën 17 maj. Dizajni do të ketë 336 bërthama përpunuese në krahasim me 384 sa ka GTX 560 Ti, por së paku do të ketë një shpejtësi të bërthamës prej 800Mhz dhe së paku 56 njësi të teksturave dhe 1GB video RAM. EXPreview nuk ka pasur ndonjë informatë rreth çmimit por ka parashtruar mundësinë që të kushtojë rreth 199 dollarë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>