Harduer

Nvidia prezantoi çipet e para kompjuterike për makinat plotësisht autonome

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Një makinë e nivelit 5 është e aftë të udhëtojë pa ndërhyrjen e drejtuesit. Ndërsa një makinë e nivelit 3 ka nevojë që drejtuesi të mbajë duart në timon. Nvidia prezantoi çipet e para kompjuterike për makinat plotësisht autonome Photo Source: Reuters

Prodhuesi i shquar i procesorëve grafikë NVIDIA prezantoi ditën e Marte çipet e para kompjuterike për makinat plotësisht autonome dhe tha se më shumë se 25 konsumatorë kanë filluar të ndërtojnë makina dhe kamionë pa shoferë dhe taksi robotë.

Posta Gjermane dhe kompania ZF planifikojnë të hedhin në qarkullim kamionët e parë me çipet e NVDIA duke filluar nga 2019-ta.

Gjenerata e tretë e NVIDIA Drive PX, me emrin e koduar Pegasus, është një platformë me shumë çipe në madhësinë e një targe makine dhe me fuqi procesorike të barabartë me atë që gjendet tek qendrat e të dhënave.

Pegasus mund të mbajë 320 trilion operacione në sekond, një rritje me 13 herë krahasuar me gjeneratën e dytë të platformës.

Një procesor i vetëm NVIDIA Xavier mund të përdor për sistemet autonome të drejtimit të nivelit 3.

Një makinë e nivelit 5 është e aftë të udhëtojë pa ndërhyrjen e drejtuesit. Ndërsa një makinë e nivelit 3 ka nevojë që drejtuesi të mbajë duart në timon.

Sakaq niveli 4 premton teknologji për të drejtuar një makinë pa ndërhyrjen e drejtuesit por vetëm në korsi të dedikuara.

Nvidia mund të jetë një hap para, por as rivalët nuk qëndrojnë larg. Intel dhe divizioni Mobileye në bashkëpunim me BMW synojnë të sjellin platformën e tyre në 2021.

Qualcomm bleu NXP për të formuar prodhuesit më të madh në botë të pajisjeve elektronike për makinat.

Edhe kompania Japoneze Renesas ka një prezencë të fortë tek mikro kontrollerët të cilët mbajnë në punë funksione kyçe të makinave.

Nvidia tha se shumica e konsumatorëve të platformës Pegasus do të ndërtojnë taksi robotë të cilët nuk kanë as timon e as frena dhe do të përdoren në rrugë të dedikuara. /PCWorld Albanian

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>