Harduer

Nvidia prezantoi kartën grafike më të fuqishme në botë me kosto 2,999 dollar, Titan V

Dec 8 2017
0 Shpërndarje
Kjo kartë grafike është e para me arkitekturën Volta ndërsa Nvidia nuk tregoi se kur do të ofrohet edhe për kartat grafike të lojërave. Nvidia prezantoi kartën grafike më të fuqishme në botë me kosto 2,999 dollar, Titan V

Çdo vit Nvidia prezanton disa karta grafike me performancë rekord dhe një tjetër erdhi ditën e sotme. Titan V është karta grafike më e fuqishme që kompania ka prodhuar ndonjëherë.

Ajo do të shitet për 2,999 dollar dhe është ndërtuar për aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe punime shkencore.

Sipas Nvidia ajo prodhon 110 teraflops performancë nga 21.1 miliard tranzistorët e saj me 12GB memorje HBM2 dhe 5120 bërthama CUDA.

TË NGJASHME >

Gjithashtu Titan V ka 640 bërthama “tensor” që do të ofrojnë deri në 9 herë më shumë performancë për inteligjencën artificiale sesa paraardhësi.

Kjo kartë grafike është e para me arkitekturën Volta ndërsa Nvidia nuk tregoi se kur do të ofrohet edhe për kartat grafike të lojërave.

Arkitektura aktuale Pascal u prezantua një vit më parë në GTX 1080 dhe ende sot ngelet karta më e fuqishme në treg.

Volta do të jetë shumë më e kushtueshme për Nvidian por edhe konsumatorët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>