Harduer

Nvidia prezantoi procesorin grafik V100 për inteligjencën artificiale me 21 miliard tranzistorë

May 11 2017
0 Shpërndarje
Çipi i ri numëron 21 miliard tranzistorë dhe është më i fuqishëm sesa 15 miliard tranzistorët Pascal të Nvidia. Është një çip goxha i madh me përmasa prej 815 milimetër katrorë. Nvidia prezantoi procesorin grafik V100 për inteligjencën artificiale me 21 miliard tranzistorë

Shefi ekzekutiv i Nvidia Jen-Hsun Huang prezantoi një procesor ambicioz për aplikacionet e inteligjencës artificiale ditën e Mërkure, Tesla V100.

Çipi i ri numëron 21 miliard tranzistorë dhe është më i fuqishëm sesa 15 miliard tranzistorët Pascal të Nvidia. Është një çip goxha i madh me përmasa prej 815 milimetër katrorë.

Në përbërje ka 5,120 bërthama CUDA dhe gjeneron performancë prej 7.5 teraflops. Gjatë prezantimit të procesorit ekzekutivi foli për historinë e inteligjencës artificiale që sipas tij filloi pesë vite më parë kur hulumtuesit përdorën njësi grafike për të trajntuar rrjete nervore.

Tesla V100, i quajtur edhe si Volta mund të mbajë 120 Tensor teraflops. Transferon të dhëna me 300 gigabit në sekond ose 20 herë më shpejtë se çdo procesor i disponueshëm sot. Çipi është prodhuar nga Samsung për Nvidian.

Ka një memorje prej 16GB super të shpejtë 4096 bit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>