Harduer

Nvidia prezanton GTX 1080 Ti më 28 Shkurt

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
AMD mori goxha vëmendje ditën e djeshme me prezantimin e procesorëve Ryzen dhe grafikave Vega të cilat do të shikohen në detaje më 28 Shkurt. Nvidia prezanton GTX 1080 Ti më 28 Shkurt Photo Source: Geforce

Por Nvidia kërkon të prishë festën dhe do të mbajë një eveniment në po të njëjtin ditë. Me shumë gjasa kompania do të zbulojë kartën grafike të shumëpritur GeForce 1080 Ti.

Këtë informacion e zbuloi Videocardz duke studiuar kodin e faqes ku ndër të tjera bart edhe fjalët “GTX1080Ti_Countdown_Hero.”

Edhe pse flitet për një version me fuqi më të ulët të grafikave Pascal të Titan X, të tjerë thonë se do të jetë një përsëritje e GTX 780 Ti ku ky i fundit linte pas edhe vetë Titan X.

Prandaj përgatituni më 28 Shkurt përveç AMD Ryzen dhe Vega, GTX 1080 do të ketë shfaqjen e saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>