Harduer

Nvidia prezanton tabletin Shield

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
Nvidia prezanton tabletin Shield

gsmarena_001Nvidia zyrtarisht ka prezantuar tabletin e shumëpritur të quajtur Shield. Ky tabletet duket i ndërtuar posaçërisht për adhuruesit e lojërave dhe vjen me një ekran 8 inç me rezolucion 1920 x 1200 pixel, i cili fuqizohet nga “përbindëshi” i kompanisë Tegra K1.

Mikroçipi Tegra K1 ka në përbërje një proçesor Quad Core 2.2 Ghz Cortex A15, ndërsa në bord gjithashtu janë 2 GB RAM dhe një kartë grafike 192 bërthamëshe Kepler. Kjo bën të mundur që tableti Shield të pasqyrojë video 4K përmes portës microHDMI si dhe të pasqyrojë video nga kompjuterët direkt në tablet me kartat grafike GTX GeForce përmes teknologjisë Nvida GameStream.

Kamerat frontale dhe e pasme që të dyja kanë një sensor 5 Megapixel, ndërsa bateria premton të qëndrojë deri në 10 orë gjatë luajtjes së videove HD dhe 2-4 orë gjatë lojërave intensive që kërkojnë një fuqi grafike të lartë. Hapësira mund të zgjerohet deri në 128 GB falë mbështetjes për microSD.

Ajo çfarë nuk është e përfshirë në paketim është kontrolluesi wireless i Shield. Ai kushton 59 dollarë ekstra nëse përdoruesit dëshirojnë ta keni. Ky kontrollues përdor teknologjinë Wi-Fi Direct në vend të Bluetooth për tu lidhur me tabletin.

Deri në katër kontrolluesit mund të ndërlidhen me tabletin. Tableti Shield vjen në dy variante: versioni 16 GB Wi-Fi dhe 32 GB Wi-Fi + LTE, që kushtojnë 299 $ dhe 399 $. Përdoruesit në Evropë dhe Britani mund ta porosisin një tablet të tillë nga mesi i muajit gusht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>