Harduer

Nvidia prezanton teknologjinë e re grafike

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
Kartat grafike Turing janë inovacioni më i madh i Nvidia në mëse një dekadë tha themeluesi dhe CEO i Nvidia. Nvidia prezanton teknologjinë e re grafike

Ditën e Hëne Nvidia prezantoi një gjeneratë të re procesorësh të cilët do tu vijnë në ndihmë bizneseve të filmave dhe profesionistëve grafikë.

Gjenerata e re e çipeve grafikë u emërua pas shkencëtarit Britanik të kompjuterave Alan Turing.

Me grafikat e reja Nvidia reklamon teknologjinë e re “ray-tracing.” Kjo teknologji mund të parashikojë projektimin e rrezeve të dritës në një skenë vizuale.

Me kartat e vjetra procesori në fjalë merr shumë kohë për të përpunuar të dhënat, ndërsa Nvidia thotë se gjenerata e re punon rezultatet në kohë reale për dizajnerët.

Kartat grafike Turing janë inovacioni më i madh i Nvidia në mëse një dekadë tha themeluesi dhe CEO i Nvidia.

Biznesi kryesor i Nvidia është ai i çipeve konsumatore të cilat sjellin 5.5 miliardë dollarë të ardhura vjetore.

Ndërsa grafikat për profesionistët të cilët prodhojnë filma dhe përmbajtje të tjera dixhitale nuk kanë performuar mirë me 934 milion dollarë të ardhura. /PCWorld Albanian

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>