Harduer

Nvidia RTX 2080 vjen javën e ardhshme

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
Me arkitekturën e re Turing dhe teknologjinë “ray-tracing” Nvidia do të përmirësojë efektet e ndriçimit në lojëra. Nvidia RTX 2080 vjen javën e ardhshme

Prej disa muajsh Nvidia ka premtuar grafikat e reja GeForce. Prodhuesi i shquar i kartave grafike prezantoi zyrtarisht ditën e djeshme arkitekturën e re Turing.

Kompania nuk ka ndërmend të presë gjatë dhe nga java e ardhshme raportohet debutimin e kartës së parë grafike të lojërave me këtë arkitekturë.

Në një video të publikuar nga kompania me titull “Be for the game” zbuloi karta e re grafike me një dizajn të ri i cili ka në fokus kapacitetet e ajrimit.

Edhe pse emri nuk është bërë publik, sipas disa raportimeve do të quhet RTX 2080.

Me arkitekturën e re Turing dhe teknologjinë “ray-tracing” Nvidia do të përmirësojë efektet e ndriçimit në lojëra.

Që nga debutimi i CUDA në 2006-ën, Nvidia thotë se kjo teknologji është arritja më e madhe.

Ende industria ka pritur që Nvidia të prezantojë thjesht një pasardhës të serive GeForce 1000 si GTX 1180 me memorie GDDR6 dhe mbështetje për lojërat 4K me 60fps. /PCWorld Albanian

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>