Harduer

Nvidia Shield do të dalë në qershor për 350 $

May 15 2013
0 Shpërndarje
Nvidia Shield do të dalë në qershor për 350 $

PProjekti i Nvidias i njohur me emrin Nvidia Shield do të dalë në fund të qershorit për 350 $, sipas një lajmërimi që vet kompania ka bërë.

Ajo do të jetë e disponueshme nga uebfaqja e Nvidia si dhe Newegg, GameSpot, Micro Center dhe Canada Computers. Rezervimet do të fillojnë të bëhen të disponueshme më 20 maj.

Bashkë me çmimin dhe datën, Nvidia lajmëroi dhe disa tituj lojërash që do të shoqërohen me pajisjen si Broken Age dhe Costume Quest. Tituj të tjerë përfshijnë Flyhunter si dhe Chuck’s Challenger. Nvidia Shield u jep mundësi përdoruesve të shfrytëzojnë Nvidia TegraZone, Google Play dhe Steam.

Sistemi përdor procesor Tegra 4, 16 GB memorie, GPS, Blouetooth 3.0, dalje HDMI si dhe vend për microSD. Ekrani është 720p multiu touch dhe ka madhësi prej 5 inç. Për më shumë informacione mund të kontrolloni faqen zyrtare të Nvidias. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>