Biznes

Nvidia thyen parashikimet financiare të tre mujorit të fundit

Feb 13 2015
0 Shpërndarje
Nvidia thyen parashikimet financiare të tre mujorit të fundit

tegra-x1Ditën e mërkurë Nvidia raportoi një tremujor tjetër të suksesshëm që sërisht doli jasht parashikimeve. Në një pjesë të madhe ky sukses i detyrohet shitjeve të cipave grafik blerjet e të cilëve u rritën si pasojë e kërkesave nga zhvilluesit e lojrave. Ajo që vihet re është se çipi Tegra ka pësuar një rënië në shitje duke qënë se ai përdoret në shumë pak smartfonë dhe tabletë. Rezultatet e publikuara ditën e mërkurë tejkaluan pritshmëritë e Wall Street.

Pavarësisht rënies së shitjeve të kompjuterave, pjesa e biznesit të Nvidia e dedikuar për çipat grafikë për PC pësoi një rritje në 2014 falë fokusit të kompanisë në segmentin e lojrave kompjuterike. Huang deklaroi se kompania është duke marrë përfitime të mëdha nga ky segment, kryesisht në Azinë jugore. Rritja e kompleksitetit të lojrave dhe vlerës së tyre kërkojnë gjithnjë e më shumë çipa të fuqishëm. Kompania gjithashtu ka mundur të rrisë pjesën e saj të tregut duke reduktuar kështu pjesën e tregut të rivalit të saj AMD.

Nvidia gjithmonë është përpjekur për tu përhapur në tregje të reja, ku përfshihen qëndrat e të dhënave, pajisjet mobile etj. Muajin e fundit gjatë eventit CES, kompania shpenzoi kohën më të madhe të prezantimit të saj duke diskutuar mbi çipin e saj për telefona Tegra X1 dhe se si ai mund të përdoret për të fuqizuar ekranet e makinave dhe drejtimit automatik të automjeteve. Të mërkurën kompania deklaroi se ky çip po përdoret në 7.5 milion makina nga 4.7 milion që numëroheshin vitin e kaluar. Ky cip është përdorur dhe për të fuqizuar pajisjet e saj të lojrave; Shield Tablet dhe Shield Portable.

Për tremujorin e saj të fundit që përfundoi në 25 janar, Nvidia raportoi një përfitim prej 193.1 milion dollar një rritje me 35% nga viti i kaluar, ndërsa të ardhurat totale u rritën në 1.25 miliard dollar. Shitjet e çipeve grafikë kanë gjeneruar pjesën më të madhe të të ardhurave, 1.07 miliard dollar ndërkohë që shitjet e Tegra u ulën në 112 milion dollar.

CEO i kompanisë Jen Hsun Huang këtë javë ka dërguar ftesa për mediat ku shkruhet se kompania do të japë një lajm tepër të rëndësishëm në datën 3 mars gjatë Konferencës së Zhvilluesve të Lojrave në San Francisco, i cili do të ndryshojë të ardhmen e lojrave. Sipas Huang bëhet fjalë për diçka që nuk është parë ndonjëherë në sektorin e video lojrave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>