Harduer

Nvidia Titan Xp rrëmben vendin e parë të performancës nga GeForce GTX 1080 Ti

Apr 6 2017
0 Shpërndarje
Modeli i parë, Titan X me kosto 1,200 dollar, theu rekorde pafund performance por u shkurorëzua vetëm pak muaj më parë nga Nvidia GeForce GTX 1080Ti me kosto 700 dollar. Nvidia Titan Xp rrëmben vendin e parë të performancës nga GeForce GTX 1080 Ti Photo Source: Nvidia

Ditën e Enjte Nvidia publikoi një version të ri të kartës më të mirë grafike të kompanisë, modelin Titan Xp. Dhe kjo kartë është një përbindësh.

Modeli i parë, Titan X me kosto 1,200 dollar, theu rekorde pafund performance por u shkurorëzua vetëm pak muaj më parë nga Nvidia GeForce GTX 1080Ti me kosto 700 dollar.

Po Titan Xp rikthen balancat e fuqisë në familjen e produkteve të Nvidia me 3,840 bërthama CUDA nga 3,584 që kishte modeli origjinal. Këto bërthama në Titan Xp janë edhe më të shpejta, me frekuencë 1,582 Mhz nga 1,531 Mhz që kishte modeli i parë.

Bandwidth-i i memorjes është rritur me 1,4Gbps në 547,7 GBps nga 480GBps që kishte modelin Titan X. Pavarësisht se Nvidia përmirësoi kapacitet e harduerit, karta grafike është e njëjta në dimensione dhe konsumin e energjisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>