Harduer

Nvidia zbuloi gjeneratën e dytë të Shield TV me mbështetje për 4K HDR

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Nvidia zbuloi gjeneratën e dytë të Shield TV me mbështetje për 4K HDR

147a01281Nvidia Shield TV, një prej televizorëve Android të paktë me sukses në këtë fushë, solli disa teknologji të avancuara për shumicën e paisjeve të këtij lloji dhe natyrisht Nvidia duhej të kishte menduar për një pasardhës.

Kompania prezantoi modelin më të ri, Shield 4K HDR Shield me kosto fillestare 199 dollar, i cili ofron mbështetje 10-bit HEVC/VP9 dhe lidhje me shtëpitë e mençura me anë të Google Assistant.

Ky model i ri i Shield 2017 do të mbështesë transmetimin HDR të lojërave nga kompjuteri juaj gjithashtu edhe lojërat të cilat janë duke u transmetuar nga shërbimet cloud si Geforce Now.

Kjo pajisje do të jetë e para pajisje që do të mbështesë transmetimin HDR të videove nga Netflix, Amazon Prime dhe Youtube, duke e bërë atë një media player shumë të lezetshëm.

Nvidia zgjodhi të mbante të fshehura detajet e komponentëve të brendshëm dhe e vetmja gjë që dimë është procesori i ri i gjeneratës së dytë.

Nvidia planifikon që të debutojë zyrtarisht pajisjen gjatë fundit të muajit, duke e bërë këtë pajisjen e parë HDR media player e cila vjen me funksione shtesë për shtëpitë e mençura me anë të Google Assistant. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>