Harduer

Nvidia zbuloi modelet e reja Quadro, spikat Quadro GP100 me arkitekturën Pascal

Feb 6 2017
0 Shpërndarje
Karta grafike më e re e Nvidia, Quadro GP100, bart shumë veçori të kartës së avancuara Tesla P100 por në të njëjtën kohë sjell NVLink në kompjuterat Windows. Nvidia zbuloi modelet e reja Quadro, spikat Quadro GP100 me arkitekturën Pascal Photo Source: Nvidia

Nuk është dizenjuar për lojërat por për realitetin virtual, simulimin dhe aplikacionet inxhinierike. Grafika bazohet në arkitekturën Pascal dhe është e aftë të mbështetë ekrane 5K me frekuencë 60Hz.

Aktualisht është më e shpejta në linjën Quadro me performancë 12 teraflops dhe 3,584 bërthama CUDA. GP100 lë në harresë Quadro P6000 e cila ofron 10 teraflops performancë. Kjo ishte sa i përket performancës 32Bit.

Po në 64Bit? GP100 ofron një performancë prej 5 teraflops me 1,792 bërthama CUDA. Ka katër porta ekrani 1.4 dhe një DVI. Kjo performancë është e mundur falë memorje 16GB HBM2, një memorje 3D pjesë edhe e Tesla P100.

GP100 montohet në kompjuterin tuaj përmes PCI-Express 3.0. Ashtu si Tesla P100, Gp100 mund të përdoret edhe për inteligjencën artificiale.

Së bashku me të Nvidia prezantoi modelet e reja Quadro: P2000, P1000, P600 dhe P400. Këto të fundit nuk kanë NVLink e as memorje HBM2. /PCWorld Albanian

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>