Harduer

Nvidia shpalos teknologjinë Optimus

Feb 9 2010
0 Shpërndarje
Nvidia shpalos teknologjinë Optimus

Gjersa çipat e integruar grafik mund të jenë mjaft të butë në jetën e baterisë, ata nuk kanë muskuj për të trajtuar detyrat më intensive, siç janë lojërat. Në kontrast, kartelat grafike diskrete kanë prirej për të ofruar më shumë fuqi në shpinë të shpenzimit të energjisë – duke vënë një ndikim të rëndësishëm në jetën e baterisë.

Në një përpjekje për t’iu ofruar klientëve më të mirën, prodhuesit më të mëdhenj të laptopëve kanë filluar të shesin laptopë  që kanë edhe çip të integruar dhe një kartelë grafike diskrete. Megjithatë, është kërkuar që në mënyrë manuale të bëhet ndërrimi mes të dyjave dhe sipas figurave të prezantuara nga Nvidia, më pak se 1% të njerëzve me këtë veçori e shfrytëzojnë atë.

Në një përpjekje për t’iu adresuar kësaj çështje, Nvidia Optimus premton të bëjë ndërrimin në mënyrë  automatike mes kartelës grafike diskrete kur kërkohet  nga përdoruesi fuqi shtesë – shembull  lëshimi i një loje. E në momentin që kthehen për të shkruar një e-mail apo për të shfletuar në internet, Optimus do të fikë kartelën dhe do t’ia rikthejë kontrollin çipit të integruar.

Një anë negative mund të jetë se Optimus varet nga profilet e programeve që i thonë atij nëse detyra kërkon grafike diskrete apo çip të integruar. Për aplikacionet që nuk njihen nga Optimus, përdoruesit do të jenë në gjendje për të aktivizuar opsionin korrekt me një klikim të thjeshtë, ose duke krijuar profilin e tyre përmes Panelit të Kontrollues të Nvidia.

Nvidia ka premtuar vazhdimisht përditësime softuerike për Optimus me profile të reja, duke lënë të nënkuptohet se përdoruesit nuk do të hasin në pengesa.

Kompania e kartelave grafike thotë se kjo teknologji do të punojë me një sërë procesorësh Intel, duke përfshirë edhe platformën Pine Trail, dhe do të integrohet me seritë e veta GeForce 200 dhe 300, dhe me brezin e ardhshëm të platformës Ion.

Laptopët e parë me veçorinë Optimus do të paraqiten përmes Asus në fund të muajit shkurt, ndërsa modele nga prodhuesit tjerë pritet të arrijnë brenda muajve të ardhshëm.

Lajmet e fundit>