Harduer

Nvidia shtyn Fermi-n për në Mars 2010

Dec 28 2009
0 Shpërndarje
Nvidia shtyn Fermi-n për në Mars 2010

Fermi është një tjetër dizain i konceptuar tërësisht i ri nga NVIDIA dhe i pari i ndërtuar me objektiv përdorimin e GPU-së për qëllime të ndryshm e përveç grafikës. Kjo GPU do të përmbajë 3 miliardë tranzistorë në një paketë të vetme duke u klasifikuar lehtë si GPU-ja më masive e ndërtuar ndonjëherë, por mania e kompanisë për të synuar gjithnjë më të madhen ka sjellë jo pak probleme kohët e fundit dhe sërish premton kokëçarje me dizainin e ri.

Sipas një raporti të Digitimes, Nvidia ka shtyrë lançimin e Fermit për fundin e tremujorit të parë të vitit 2010 për shkak të problemeve dhe efiçencës së ulët të prodhimit. Një problem të ngjashëm kompania e ka hasur dhe me gjeneratën aktuale të produkteve, dhe me ambicien për të ndërtuar një arkitekturë akoma më komplekse, vijnë dhe probleme të tilla.

Ndërkohë AMD, që me strategjinë e sajë fleksibël ka tashmë në treg prej muajsh gjeneratën e sajë të fundit në mbështetje të DirectX 11, do të bëjë në kohë të kompletojë serinë e re të adaptorëve me kartat e performancës së mesme dhe të ulët akoma përpara prezantimit të alternativave të para të Nvidia-s, pasi në Janar-Shkurt 2010 priten në 40 nm GPU-të Radeon HD 5670/5570 (Redwood) dhe HD 5450 (Cedar).

Lajmet e fundit>