Lajmet

Nxënësi bën marrëveshje me arsimtaren që ta kalojë provimin nëse merr 15 mijë ri-cicërima

May 12 2014
0 Shpërndarje
Nxënësi bën marrëveshje me arsimtaren që ta kalojë provimin nëse merr 15 mijë ri-cicërima

artsNxënësi i shkollës së mesme nga Teksasi, Andrew Muennik, deshi që të bëhet edhe artist, edhe person i komunitetit, duke bërë një marrëveshje me arsimtaren e tij të artit Cindy House që nëse ai do të mund të merrte 15 mijë ri-cicërima në një cicërimë ku e kishte postuar fotografinë e tij me arsimtaren, ajo do të ia jepte lëndën pa u futur në provimin përfundimtar. Kjo dukej gjë e mirëpritur për të dyja palët. Studentët do ta kishin një lëndë më pak, kurse arsimtarja do të kishte më pak punë në fund të vitit shkollor.

Deri tani, Muennink ka arritur mbi 15 mijë ri-cicërima në Twitter, por zëdhënësja nga Drejtoria Arsimore Joy Lynn Occhiuzzi ka thënë që pavarësisht kësaj marrëveshje, klasa duhet t’i nënshtrohet këtij provimi. “Ligji thotë që arsimtari duhet të japë një notë bazuar në mjeshtërinë e studentit,” tha ajo.

Sido që të jetë, ligji në Teksas është fleksibil. Ndonëse autoritetet e shkollës këmbëngulin që ishte thjesht një shaka, Muennink tha për USA Today: “Unë isha serioz. Unë nuk dua të futem në atë provim. Unë nuk jam shumë artistik dhe ajo noton shumë ashpër. Ajo nuk kishte treguar në të vërtet që ishte një shaka. Ajo tundi duart me mua. Ajo ishte duke qeshur tërë kohën.”

Por a nuk është një indikacion e qeshura e saj që kjo ishte thjesht një shaka? Neve na duhet të presim deri në fund të muajit maj për të parë nëse Muennink – ose dikush tjetër nga klasa e tij – do të futet në provimin përfundimtar në lëndën e artit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>