Harduer

Nxjerrja e iPhone 5S nga Apple mund të ndodhë në qershor të 2013

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Nxjerrja e iPhone 5S nga Apple mund të ndodhë në qershor të 2013

Sipas analistit të Jefferies, Peter Misek, Apple do të nxjerrë në treg iPhone 5S me shumëllojshmëri ngjyrash dhe me ekran e kamera HD në qershor të vitit 2013.

Me karakteristika e risi të reja vjen me mundësi zgjedhjeje prej 6-8 ngjyrash dhe i pajisur me një ekran super HD me Retina+ dhe kamera më të avancuar se ajo e mëparshmja.

Gjithashtu vjen me një kapacitet memorie prej 128 GB.

Nëse kjo është e vërtetë, Apple po përshpejton ciklin e nxjerrjes së produktit të ri si pasojë e rënies së ndjeshme të shitjeve para iPhone-it aktual.

Arsyeja për këtë ishte se klientët duke e ditur për nxjerrjen e Phone 5, pritën për të blerë këtë të fundit.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Misek ishte ai që parashikoi se iPhone 4S do të dilte në maj 2011, kur të gjithë mendonin se do të dilte iPhone 5. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>