Vëzhgim

O2 ndryshon planin e të dhënave, shqetësohen konsumatorët

Sep 18 2010
0 Shpërndarje
O2 ndryshon planin e të dhënave, shqetësohen konsumatorët

Me lansimin e iPad-it O2 në vitin e kaluar, ai u ofronte konsumatorëve, 3GB për muaj me një çmim prej 15£, ose 500MB në ditë me një çmim prej 2.00£.

Mirëpo O2 tani ka ndryshuar të dyja këto plane, ku në këtë mënyrë konsumatorët e telefonisë mobile O2 tani do të marrin 2GB me një të njëjtën tarifë mujore prej £15, me të cilën tarfië ata më herët kanë pasur 3GB, dhe 200MB në ditë me një tarifë ditore prej £2, me të cilën tarifë ata merrnin 500MB.

Në fakt O2 e bëri këtë ndryshim në muajin qershor mirëpo, nuk njoftoi klientët e saj, të cilët tashmë kishin nënshkruar marrëveshjen me këtë operator.

Kur ata njoftuan për datat dhe ndryshimet e reja të çmimeve në muajin qershor, ata kishin krijuar një linjë të tarifave për ti’u bërë klientëve tanë më të qarta dhe më transparente.

Që atëherë, shtesat e mëparshme kanë qenë të promovuara në uebfaqen tonë. Shumica dërmuese e klientëve të iPad-it janë duke e përdorur me pak se  2GB për muaj, dhe për këtë arsye ata nuk ndikohen nga këto çmime të reja.

Ndërsa ata të cilët janë të përfshirë në këtë tarifë të re, mund të blejnë më shumë të dhëna nëse dëshirojnë.
Kjo nuk është hera e parë që O2 ka shqetësuar përdoruesit e pajisjeve Apple në rrjetin e tyre, siç ka pasur dukuri të tilla nga iPhone, ku konsumatorët e O2 nuk ishin të kënaqur.

Lajmet e fundit>