Biznes

Oath: Emri i ri i Yahoo është një prej ribrandimeve më të këqija në histori

Apr 4 2017
0 Shpërndarje
Shefi i AOL, Tim Armstrong, e konfirmoi lëvizjen me sloganin e ri #TakeTheOath. Por emri i Yahoo do të jetojë për përdoruesit e uebsajtit dhe shërbimit të e-mail. Oath: Emri i ri i Yahoo është një prej ribrandimeve më të këqija në histori Photo Source: Yahoo

Kompanitë teknologjike kanë parë ribrandime të ndryshime vitet e fundit. Mund të kujtojmë Google me krijimin e një kompanie mëme Alphabet apo konfuzioni që u krijua nga Hotmail dhe Outlook.

Por Yahoo ua ka kaluar të gjithëve me emrin e ri i cili do të jetë “Oath.”

Verizon bleu Yahoo vitin e kaluar për 4.5 miliard dollar dhe tashmë ka vendosur ta shkrijë me divizionin tjetër AOL me emrin e ri. Kjo lëvizje shihet si një përpjekje për ti dhënë jetë dy markave të cilat kanë parë ditë më të mira e këto të fundit.

Shefi i AOL, Tim Armstrong, e konfirmoi lëvizjen me sloganin e ri #TakeTheOath. Por emri i Yahoo do të jetojë për përdoruesit e uebsajtit dhe shërbimit të e-mail. Oath do të jetë thjeshtë emri i ri i AOL dhe Yahoo.

Verizon shprehu interes për blerjen e Yahoo verën e vitit të kaluar përpara se të dilnin në dritë sulmet kibernetike ku ishin vjedhur 1 miliard llogari. Si rezultat marrëveshja u reduktua me 350 milion dollar. /CIO Albanian

Tags >

Oathyahoo
Lajmet e fundit>