Biznes

Obama do të diskutojë për ekonominë në Facebook

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Obama do të diskutojë për ekonominë në Facebook

Ngjarja është bërë e ditur se do të transmetohet drejtpërsëdrejti në internet dhe do të jetë e hapur për tu shikuar prej kujtdo që është në gjendje ta vëzhgojë atë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe Shtëpia e Bardhë në Faqen e saj zyrtare në Facebook.

Faqja e Shtëpisë së Bardhë në kuadër të këtij rrjeti ka shtuar më tej se pjesëmarrësit potencial mund të dërgojnë pyetje menjëherë, duke i postuar ato në faqen e ngjarjes në Facebook apo në faqen e Shtëpisë së Bardhë në Facebook, dhe më pas Facebook do të përzgjedh pyetjet më të mira për këtë ngjarje.

Obama është takuar me themeluesin e Facebook dhe liderët tjerë të industrisë së teknologjisë në shkurt të këtij viti në një vizitë në perëndim të vendit duke promovuar teknologjinë inovative për të nxitur zhvillimin e ekonomisë së SHBA-së dhe duke promovuar reduktimin e shkallës së papunësisë, që pritet të jetë edhe pjesë e planeve të presidentit Obama për kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme që mbahen në vitin 2012. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>