Vëzhgim

Obama do të fillojë të cicërojë në Twitter nga llogaria @BarackObama

Jun 18 2011
0 Shpërndarje
Obama do të fillojë të cicërojë në Twitter nga llogaria @BarackObama

Në një lajmërim që është bërë dje, është treguar që ekipi i kryetarit që do të rikandidojë për kryetar do të udhëheqë praninë e tij në mediat shoqërore dhe llogaritë në Facebook dhe Twitter.

U tregua që cicërimet në Twitter do të kenë nënshkrimin “-BO.”.

Llogaria @BarackObama ka qenë aktive që nga viti 2007, kur Obama ishte duke përdorur median shoqërore në fushatën e tij parazgjedhore.

Sidoqoftë, pasi që llogaria filloi që të bëjë përditësime në vitin 2009, u gjet që ekipi i kryetarit po dërgonte cicërima në Twitter dhe jo vetë kryetari amerikan.

Në një vizitë në Shangai, Obama i tregoi një grupit të studentëve kinezë: “Unë kurrë nuk e kam përdorur Twitter-in. Gishtat e mi të mëdhenj janë shumë të ngathët në gjërat në telefon.” Në fakt, vetë kryetari nuk ka dërguar cicërima deri në fillim të vitit 2010, kur ai e shtypi butonin në mbështetje të llogarisë së kryqit të kuq, @RedCross./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>