Vëzhgim

Obama do të takohet me Zuckerberg

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Obama do të takohet me Zuckerberg

Të enjten, më 17 shkurt, Obama do të ulet bashkë me Zuckerberg dhe CEO të tjerë në një darkë private, ndërsa thuhet se nuk do të bëjë ndonjë paraqitje publike në San Francisco.

Sipas sekretarit për shtyp të Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, “Përqëndrimi i bisedës është nisma dhe krijimi i punës dhe këta janë përfaqësuesit e bizneseve… të  cilët dinë shumë rreth rritjes së punësimit në sektorin privat.”

Sipas Carney-it, gjatë kësaj nisme, biseda mund të ketë edhe tema të tjera.

Për çështje të sigurisë, asnjë nga përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë ose të rrjetit Facebook nuk mund të tregojnë për hollësi të tjera, por një varg i vijuesve do të lëshohet së shpejti.

Media shoqërore ka luajtur një pjesë të rëndësishme në kryetariatin e kryetarit Obama dhe ka luajtur një rol të madh në politikat ndërkombëtare të ndërmarrura së fundi.Është interesante të mësohet se çfarë do të vijë pas takimit të kryetarit Obama me udhëheqësit e teknologjisë në San Francisco. Për më shumë hollësi, rrini të qasur me PC World Albanian./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>