Lajmet

Obama kërkon hetim të sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Dec 12 2016
0 Shpërndarje
Obama kërkon hetim të sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA

A voter wears a shirt with words from the United States Constitution while casting his ballot early as long lines of voters vote at the San Diego County Elections Office in San Diego, CaliforniaPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka kërkuar nga agjensitë e inteligjencës një raport hetimor të sulmeve kibernetike dhe impaktit e tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve përpara se të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 Janar.

Gjatë Tetorit, Qeveria Amerikane akuzoi formalisht Rusinë për sulme kibernetike ndaj Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve të 8 Tetorit. Obama atë kohë paralajmëronte Presidentin Rus, Vladimir Putin, për pasoja të rënda.

Hetimi i ri është shqetësimi i fundit i Obama përpara se tja dorëzojë pushtetin Donald Trump ku ky i fundit ka hedhur dyshime mbi rolin e Rusisë dhe vazhdimisht ka lavdëruar Putinin gjatë fushatës.

Po gjatë fushatës, Trump i kërkonte Rusisë të zbulonte më shumë e-mail-e të Hillari Klinton që kur ajo ishte emëruar Sekretare Shtetit nën administratën Obama.

Zyrtarët Rusë kanë mohuar çdo akuzë për ndërhyrjen në punët e brendshme të SHBA-ve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>