Lajmet

Obama lajmëron sanksionet ndaj Rusisë, Trump: “Është koha të ecim përpara”

Dec 30 2016
0 Shpërndarje
Obama lajmëron sanksionet ndaj Rusisë, Trump: “Është koha të ecim përpara”

obama1Administrata Obama lajmëroi ditën e djeshme se do të aplikojë sanksione ndaj shërbimeve të inteligjencës Ruse dhe zyrtarëve të këtij shtete në përgjigje të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve politike Amerikane gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Sanksionet prekin nëntë individë dhe organizata Ruse duke ndaluar hyrjen në SHBA për katër zyrtarë të Inteligjencës Ruse. 35 prej tyre duhet të largohen nga SHBA-ja.

Tre kompani duhet të ndalojnë operacionet e tyre Amerikane të cilat janë: Special Technologies, Zor Security dhe Autonomous Non-Commercial Organization Professional Association of Designers of Data Processing Systems.

“Kam sanksionuar nëntë entitete dhe individë: GRU dhe FSB, dy shërbime Ruse të inteligjencës, katër zyrtarë të GRU-së dhe tre kompani që kanë ofruar material për agjensitë,” tha Presidenti Obama në një qëndrim zyrtar.

Menjëherë pas publikimit të planeve për sanksione ndaj Rusisë, erdhi reagimi i Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara i cili pritet të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë gjatë Janarit duke thënë: “Është koha të ecim përpara dhe ti hedhim pas krahëve pretendimet për interferencë të Rusisë në zgjedhjet tona presidenciale,” u shpreh Trump.

“Besoj se është me më rëndësi të përqendrohemi në gjëra më të mëdha dhe më të dobishme,” vijoi Ai më tej.

Që kur Byroja Federale e Hetimit filloi të bënte lidhjen mes hakimit të Komitetit Demokratik Kombëtar në SHBA dhe hakerave Rusë me lidhje të forta me Kremlinin, Trump vazhdimisht ka shfaqur një skepticizëm mbi këto pretendime. Komentet e tij më të fundit erdhën menjëherë pas lajmërimit të sanksioneve nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk dihet nëse Trump do të heqë sanksionet sapo të vijë në pushtet duke qenë se një prej premtimeve të tij elektorale ka qenë përmirësimi i marrëdhënieve mes Washingtonit dhe Moskës zyrtare.

Megjithatë Trump ka premtuar një hetim me mbështetjen e Kongresit ndaj Rusisë nëse komuniteti provon me të vërtetë se Kremlini është i përfshirë.

Pretendimet e FBI-së

Raporti i FBI-së u mbështet javën e kaluar edhe nga një raport i CrowdStrike, një firmë sigurie e cila kishte zbuluar një maluer i përdorur jo sulmin ndaj Komitetit Demokratik shfrytëzuar në sulme ndaj ushtrisë Ukrainase. Madje u fol për një përshirje të vetë shefit ë Kremlinit, Vladimir Putin në hakimin e e-mail-it të Podestës.

Raporti i FBI-së thotë se janë dy sulme kibernetike që çuan në hakimin e Komitetit Demokratik në SHBA. I pari është realizuar në Verën e 2015-tës ndërsa i dyti në Pranverën e 2016-tës. Sipas FBI-së dy grupet e hakerave kanë sulmuar vazhdimisht institucione qeveritare, universitete, ekspertë dhe korporata Amerikane.

Duke shfrytëzuar shërbimet e shkurtimit të lidhjeve, si në rastin e Bit.ly, dy grupet e hakerave më të suksesshëm që FBI-ja u referohet me APT28 dhe APT29 kanë përdorur metoda peshkimi për të kompromentuar objektivat.

Duke hakuar infrastruktura operacionale, grupet në fjalë kanë arritur të dërgojnë e-mail-e mbi 1,000 individëve me lidhje keqëdashëse të cilat ishin ruajtur në servera të organizatave Amerikane dhe institucioneve edukative.

APT29 kishte arritur të hakonte një individ pjesë e një partie politike i cili kishte klikuar linkun dhe si rezultat llogaria e tij ishte hakuar.

Në Pranverën e 2016-tës e njëjta parti politike u hakua këtë herë përmes peshkimit. Marrësi, John Podesta, u mashtrua duke vendosur kredenciale në një domain të rremë i hostuar në infrastrukturat e hakuara nga APT28.

Informacioni i marrë nga posta e tij elektronike më pas u publikua nga shtypi duke shkaktuar tërmet në zgjedhjet presidenciale Amerikane deri në hapjen e hetimeve ndaj Klinton. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>