Analiza

Obama: Nuk mund të përdor iPhone për “arsye të sigurisë”

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Obama: Nuk mund të përdor iPhone për “arsye të sigurisë”

Barack Obama ishte një i “varur” nga BlackBerry përpara se të bëhej president i SHBA-ve, por këto ditë ai mund të mos ketë një zgjedhje.

“Unë nuk jam i lejuar për arsye të sigurisë që të përdori një iPhone” ka thënë Obama, në një ligjëratë duke paraqitur kujdesin e tij për një audiencë të të rinjve që merrnin pjesë në një samit në Shtëpinë e Bardhë.

Si dërgues entuziastë i letrave elektronike, Obama kishte “luftuar” për ta mbajtur BlackBerry-n e tij pas inaugurimit si president në vitin 2009. (Sa për krahasim, George W. Bush ndaloi së përdoruri e-mail-in në vitin 2001 dhe Bill Clinton dërgoi vetëm 2 e-mail-e gjatë presidencës së tij.) “Unë ende jam duke u kapur me BlackBerry-n tim,” tha ai gjatë një interviste me CNBC. “Ata do të ma largojnë kureshtjen nga duart e mia.”

Derisa Obama nuk dha hollësi se cilat janë arsyet e sigurisë, disa kanë thënë që përveç zbulimit të komunikimeve private të presidentit, hollësitë e tij të sigurisë mund të rrezikojnë në zbulimin e vendndodhjes fizike të tij në kohë reale.

Problemi ka ndodhur së fundi për shkak të përhapjes së lajmit se Agjencia Kombëtare e Sigurisë dhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës kanë bashkëpunuar për të monitoruar komunikimet me celularë përgjatë ndërtesave qeveritare në Gjermani, duke përfshirë edhe ato të bëra nga kancelaria Angela Merkel.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë siguroi kancelaren Merkel se nuk po ndodhnin monitorime aktive.

NSA po ashtu raportoi mundësinë për t’iu qasur të dhënave të përdoruesve në tri platformat më të popullarizuara të smartfonëve, duke përfshirë këtu edhe iOS-in e Apple.

Sipas dokumenteve të vëzhguara nga Der Spiegel, iPhone i Apple ka qenë njëri nga më të parapëlqyerit e agjentëve të NSA-së që iu mundësonin atyre të spiunonin në 38 veçori të ndryshme të sistemit operativ të iPhone. (PCWorld Albanian)

iphone-4-running-ios-7-photos-6_610x458

Lajmet e fundit>